Avdullah Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së ‘mrapshtë’ të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Sipas tij, Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në […]

Avdullah Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së ‘mrapshtë’ të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Sipas tij, Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada, transmeton Klankosova.

Ish-kryeministri pyet se pas përjashtimit të Kosovës nga ‘Defender 2023’, cilat janë pasojat e radhës?

“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”, ka shkruar Hoti.

“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”.

“Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FSK-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”.