Osmani takohet me shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, flasin për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e fëmijëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenkon. Bëhet e ditur se në takim është diskutuar në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë. Presidentja Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm […]
![Osmani takohet me shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, flasin për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e fëmijëve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658924-osmani-takohet-me-shefen-e-re-te-unicef-it-per-kosove-flasin-per-permiresimin-e-mireqenies-dhe-zhvillimin-e-femijeve.jpg)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenkon.
Bëhet e ditur se në takim është diskutuar në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.
Presidentja Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve”.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vuri në dukje përpjekjet për qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje, Osmani dhe Vashchenko folën për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.
“Presidentja Osmani, ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara tek fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët”, thuhet në njoftim.