Avdullah Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës
Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës. Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit. Hoti ka thënë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së […]
![Avdullah Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/03/hotii.jpg)
Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës.
Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.
Hoti ka thënë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.
“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.
Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike. Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit , ka shkruar Hoti.