Avdullah Hoti: Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë
Hoti: Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është muaji i katërt që policët e Kosovës nuk i marrin shtesat për rrezikshmëri në punë. Sipas Hotit, kjo tregon mungesën e vullnetit dhe përgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo […]
![Avdullah Hoti: Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/03/avdullah-hotii.png)
Hoti: Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është muaji i katërt që policët e Kosovës nuk i marrin shtesat për rrezikshmëri në punë.
Sipas Hotit, kjo tregon mungesën e vullnetit dhe përgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri.
“Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti në Facebook.