Babë e bijë vdesin nga zjarri, në Bulle të Friburgut

Rreth 20 persona kanë pësuar helmim dhe janë shtruar në spital, ndërsa rreth 90 persona u desh të evakuoheshin The post Babë e bijë vdesin nga zjarri, në Bulle të Friburgut appeared first on Albinfo.

Babë e bijë vdesin nga zjarri, në Bulle të Friburgut

Policia është njoftuar për zjarrin që kishte shpërthyer në Rue de Vevey pak para orës 2:30 të mëngjesit. Kur shërbimet e urgjencës ishin në vend, tymi i fortë ishte përhapur tashmë.

Një 52-vjeçar dhe vajza e tij 13-vjeçare kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni, transmeton albinfo.ch. Një grua 48-vjeçare është dërguar në spital nga Rega.

Rreth 20 persona kanë pësuar helmim dhe janë shtruar në spital, ndërsa rreth 90 persona u desh të evakuoheshin, shkruan srf.ch.

Burimi i zjarrit ndodhej në parkingun nëntokësor të ndërtesës. Shkaku i saktë aktualisht po hetohet. Gjithsej ishin rreth 60 automjete në parkingun nëntokësor.

The post Babë e bijë vdesin nga zjarri, në Bulle të Friburgut appeared first on Albinfo.