Bardhyl Mahmuti: Në këtë vit jubilar të çlirimit, institucionet s’e nderojnë Adem Demaçin, sa të vegjël janë

Bardhyl Mahmuti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkroi për mungesën e nderimeve për veprimtarin Adem Demaçi në 25-vjetorin e çlirimit të vendit. Mahmuti shkroi në Facebook se “të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta”. “Vogëlsia e logjikës: “Histoiria fillon me mua”! Në këtë vit jubilar kur […]

Bardhyl Mahmuti: Në këtë vit jubilar të çlirimit, institucionet s’e nderojnë Adem Demaçin, sa të vegjël janë

Bardhyl Mahmuti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkroi për mungesën e nderimeve për veprimtarin Adem Demaçi në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Mahmuti shkroi në Facebook se “të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta”.

“Vogëlsia e logjikës: “Histoiria fillon me mua”! Në këtë vit jubilar kur populli shqiptar kremton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, institucionet shtetërore nuk parapanë nderime dhe ceremoni për hir të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi!”, shkroi Mahmuti.

“Sa të vegjel janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta! Sa të vegjël janë në krahasim me madhështinë e figurës së përjetshme historike të Bacës Adem!”, shtoi ai.