BE ndihmoi Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në luftim të zjarreve

Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, raporton Radio Evropa e Lirë. Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize […]

BE ndihmoi Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në luftim të zjarreve
Zjarr në fshatin Sellcë, Foto: Parku Kombëtar "Mali Sharr"

Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë.

Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari.

Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.

Të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta, zjarret po përhapen me lehtësi duke rrezikuar disa vendbanime.

Ndryshe, Serbia dhe Kroacia kanë ofruar ndihmë për shuarjen e zjarreve. Më 15 korrik, Turqia dërgoi një helikopter dhe dy “airtraktorë” në Maqedoninë e Veriut, për t’iu bashkuar gjendjes së krizës së luftës kundër shuarjes së zjarreve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.