Demiral ndêshkohet nga UEFA
Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa realizoi dy golat që e çuan kombëtaren e tij në çerekfinale ndaj Holandës. Megjithatë, tashmë trajneri Montella duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin, i cili është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje, njësoj siç ndodhi edhe me Mirlind Dakun. Demiral çoi duart lart duke bërë me […] The post Demiral ndêshkohet nga UEFA appeared first on Albinfo.
![Demiral ndêshkohet nga UEFA](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/07/screenshot_20240703_233030_youtube-1-280x247.jpg)
Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa realizoi dy golat që e çuan kombëtaren e tij në çerekfinale ndaj Holandës.
Megjithatë, tashmë trajneri Montella duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin, i cili është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje, njësoj siç ndodhi edhe me Mirlind Dakun. Demiral çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste.
Ndërkohë, ka shpëtuar Bellingham, i cili është gjobitur vetëm me 20 mijë euro pas gjestit të turpshëm në fund të ndeshjes ndaj Sllovakisë.
The post Demiral ndêshkohet nga UEFA appeared first on Albinfo.