Detaje nga atentati në Krujë, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë, brenda u gjetën tre kallashnikovë

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me një viktimë dhe një të plagosur në Krujë.  Autorët përdorën një mjet tip Volksëagen Golf 5 për të kryer ngjarjen kriminale, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati i Gentjan Bejtjes dhe u plagos djali i këtij të fundit Alvi Bejtja. Mjeti Golf që u […] The post Detaje nga atentati në Krujë, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë, brenda u gjetën tre kallashnikovë appeared first on Newsbomb Albania.

Detaje nga atentati në Krujë, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë, brenda u gjetën tre kallashnikovë

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me një viktimë dhe një të plagosur në Krujë.  Autorët përdorën një mjet tip Volksëagen Golf 5 për të kryer ngjarjen kriminale, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati i Gentjan Bejtjes dhe u plagos djali i këtij të fundit Alvi Bejtja.

Mjeti Golf që u përdor nga aurorët ishte vjedhur disa kohë më parë në Tiranë. Pas atentatit, autorët e braktisën dhe e dogjën makinën në zonën e Lapidarit në Tapizë.

Forcat e policisë që shkuan në vendngjarje e gjetën mjetin në flakë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u gjetën 3 kallashnikovë, të cilët u sekuestruan nga policia dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë. Dy prej tyre kanë patur rolin e ekzekutorit, ndërsa një person tjetër ka drejtuar automjetin tip “Ëolsëagen”.

The post Detaje nga atentati në Krujë, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë, brenda u gjetën tre kallashnikovë appeared first on Newsbomb Albania.