Fillon takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi
Nis takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi. Në Kishinau të Moldavisë ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron. Takimi është duke u mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian. Pritet që temë kryesore e takimit […]
![Fillon takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/vjosa.jpg)
Nis takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi.
Në Kishinau të Moldavisë ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron.
Takimi është duke u mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.
Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.
Presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.