Gjendet i vdekur 61-vjeçari që ishte zhdukur nga e enjtja
Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se po e presin raportin zyrtar mjekësor. “Jemi në pritje të një raporti nga mjeku. Tani prokurori mbetet të vendos nëse do ta dërgojë për obduksion trupin e pajetë […]
![Gjendet i vdekur 61-vjeçari që ishte zhdukur nga e enjtja](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658403-gjendet-i-vdekur-61-vjecari-qe-ishte-zhdukur-nga-e-enjtja.png)
Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se po e presin raportin zyrtar mjekësor.
“Jemi në pritje të një raporti nga mjeku. Tani prokurori mbetet të vendos nëse do ta dërgojë për obduksion trupin e pajetë në IML apo jo. Më vonë do të bëjmë të ditura edhe informacione të tjera lidhur me rastin”, tha Hashani.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Xhemajl Belulin.