Gjendet një person i vdekur brenda një veture në Sllatinë
Një person i vdekur është gjetur brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Ai theksoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. “Aktualisht policia […]
![Gjendet një person i vdekur brenda një veture në Sllatinë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656384-gjendet-nje-person-i-vdekur-brenda-nje-veture-ne-sllatine.jpg)
Një person i vdekur është gjetur brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Ai theksoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.
“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, u shpreh Borovci.