Gjykata rumune kthen në fuqi ndalesën ndaj vëllezërve Tate: Nuk mund të largoheni nga vendi!

Figura kontroverse, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani nuk do të mund të largohen më prej Rumanisë, teksa janë në pritje të nisjes së gjyqit nën akuzat për trafikim me njerëz, dhunim dhe krijim të një rrjeti kriminal për të shfrytëzuar seksualisht gratë. Avokati i vëllezërve Tate, Eugen Vidineac, ka thënë se ata do [...]Read More...

Gjykata rumune kthen në fuqi ndalesën ndaj vëllezërve Tate: Nuk mund të largoheni nga vendi!

Figura kontroverse, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani nuk do të mund të largohen më prej Rumanisë, teksa janë në pritje të nisjes së gjyqit nën akuzat për trafikim me njerëz, dhunim dhe krijim të një rrjeti kriminal për të shfrytëzuar seksualisht gratë.

Avokati i vëllezërve Tate, Eugen Vidineac, ka thënë se ata do të veprojnë plotësisht në përputhje me vendimin e 16 korrikut.

Ky vendim e ka përmbysur vendimin e 5 korrikut të këtij viti që ua mundësonte vëllezërve largimin në Rumani, nëse do të ishin brenda territorit të Bashkimit Evropian.

Ata janë arrestuar në dhjetor të vitit 2022, bashkë me dy gra rumune, nën dyshimin e trafikimit me njerëz.

Të katër të ndaluarit i hedhin poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Andrew Tate, me shtetësi amerikano-britanike beson se prokurorët kanë mungesë provash për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai ka tentuar së fundi që t’i rikthejë asetet e konfiskuara, përfshirë makinat luksoze dhe orë në vlerë të miliona eurove. /rel