Haliti, PDK: Spanja është zbutur ndaj Kosovës

Zëvendëskryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti nuk pret që Spanja ta njoh Kosovës përmes nismës së disa deputetëve katalunas. Haliti deklaron për Front Online se pozicioni i Spanjës karshi Kosovës është zbutur. “Grupi Parlamentar që e ka bërë kërkesën, ka bërë mirë, por ata janë vetëm shtatë deputet në një […]

Haliti, PDK: Spanja është zbutur ndaj Kosovës


Zëvendëskryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti nuk pret që Spanja ta njoh Kosovës përmes nismës së disa deputetëve katalunas. Haliti deklaron për Front Online se pozicioni i Spanjës karshi Kosovës është zbutur.

“Grupi Parlamentar që e ka bërë kërkesën, ka bërë mirë, por ata janë vetëm shtatë deputet në një Parlament të një vendi që është mbretëri dhe procedurat janë të vështira për të realizuar këtë kërkesë. Pozicioni i Spanjës është zbutur shumë ndaj Kosovës”.

Më tej deputeti Haliti vlerëson se kjo nismë mund të trazoj qeverinë spanjolle.

“Unë jam skeptik se mund të votohet kërkesa e këtij grupi parlamentar. Kjo nismë mund ta sjellë në krizë Qeverinë spanjolle”.