Hovenier: Kontributet e Kadaresë në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ka bërë homazhe njëherësh për të. Ai ka shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë. “Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj […]
![Hovenier: Kontributet e Kadaresë në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658638-hovenier-kontributet-e-kadarese-ne-letersi-kane-lene-gjurme-te-pabesueshme-ne-bote.jpg)
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ka bërë homazhe njëherësh për të.
Ai ka shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.
“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.