Haradinaj: Vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Haradinaj në librin e zisë ka shkruar se vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave. “Vepra monumentale e Ismail Kadaresë për […]

Haradinaj: Vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Haradinaj në librin e zisë ka shkruar se vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave.

“Vepra monumentale e Ismail Kadaresë për letërsinë e për gjuhën e bukur shqipe, për historinë e kulturën shqiptare, prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë.

Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare!”, ka shkruar Haradinaj.