Jeffrey Hovenier: Shtensionim i menjëhershëm i veriut, zgjedhje të reja dhe zbatim i plotë i marrëveshjes
Hovenier: Shtensionim i menjëhershëm i veriut, zgjedhje të reja dhe zbatim i plotë i marrëveshjes. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka theksuar edhe njëherë nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai në Twitter ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore, me përfshirjen e serbëve të Kosovës. Diplomati […]
![Jeffrey Hovenier: Shtensionim i menjëhershëm i veriut, zgjedhje të reja dhe zbatim i plotë i marrëveshjes](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/04/Hovenier8.jpg)
Hovenier: Shtensionim i menjëhershëm i veriut, zgjedhje të reja dhe zbatim i plotë i marrëveshjes.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka theksuar edhe njëherë nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
Ai në Twitter ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore, me përfshirjen e serbëve të Kosovës.
Diplomati amerikan gjithashtu ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit nga Kosova dhe Serbia.
“U theksua nevoja për de-eskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës, duke përfshirë zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, dhe zbatimin e plotë nga Kosova dhe Serbia të marrëveshjes së normalizimit”, ka shkruar ambasadori amerikan.