Komandanti në rreshtin e parafundit, Rozeta e Prindoni përpara: Reagime për vendin që iu rezervua Haradinajt në Ditën e Çlirimit
Në Kosovë të mërkurën u mbajt ceremonia e Parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë dhe Policisë së Kosovë. Liderë të vendit e aleatë u panë të ulur në rreshtin e parë. Megjithatë, Ramush Haradinaj, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pa në rreshtin e parafundit. Kjo ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, ku […]
Në Kosovë të mërkurën u mbajt ceremonia e Parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë dhe Policisë së Kosovë. Liderë të vendit e aleatë u panë të ulur në rreshtin e parë. Megjithatë, Ramush Haradinaj, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pa në rreshtin e parafundit.
Kjo ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, ku Haradinaj, vërehet të jetë i ulur prapa shumë figurave të tjera.
Gazetari Lavdim Hamidi ka thënë se pushteti ia rezervoi Haradinajt vendin prapa Prindon Sadriut, Rozeta Hajdarit e pranë Eman Rrahmanit.
“Ramushi dhe familja e tij janë ndër kontribuesit më të mëdhenj për çlirimin e Kosovës. Ramushi, sa ishte kryeministër, bashkë me amerikanët e ka bo këtë ushtri që po parakalon sot. Ndërsa ky pushtet ja çfarë vendi i ka rezervu, mbrapa Prindonit e Rozetës e te Emani” – ka shkruar ai.
Ndërkaq, ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, ka thënë se “duhet të jenë shumë të poshtër, të ulet komandanti i UÇK-së në rreshtin e parafundit”.
“Fort duhet me kanë të poshtër me ulë komandantin ma te suksesshem të UÇK-së, Ramush Haradinaj në rreshtin e parafundit në ditën e çlirimit.
Flliqtana!” – ka shkruar ai.