Kriteret që qytetarët të pajisen me leje për armë?

Cilat janë kriteret që qytetarët të pajisen me leje për armë? 250 mijë llogaritet të jetë numri i armëve ilegal në Kosovë që nga paslufta e deri më sot. Në një numër të rasteve dyshohet se ato armë janë përfshirë në raste të vrasjeve e të plagosjeve. Nga organizata vendore e ndërkombëtare por edhe nga […]

Kriteret që qytetarët të pajisen me leje për armë?

Cilat janë kriteret që qytetarët të pajisen me leje për armë?

250 mijë llogaritet të jetë numri i armëve ilegal në Kosovë që nga paslufta e deri më sot.

Në një numër të rasteve dyshohet se ato armë janë përfshirë në raste të vrasjeve e të plagosjeve.

Nga organizata vendore e ndërkombëtare por edhe nga vet policia është bërë thirrje që armët pa leje të dorëzohen dhe të shmanget përdorimi i tyre.

Por, është bërë thirrje që edhe të legalizohen ato.

E si duket një pjesë qytetarëve e kanë marrë parasysh.

Sipas të dhënave që Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar në adresë të Klankosova.tv janë 41 mijë e 684 persona që posedojnë armë me leje.