Kurti: Edhe pse jemi të gëzuar për lirimin e policëve, agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë […]

Kurti: Edhe pse jemi të gëzuar për lirimin e policëve, agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.

Ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar lirimin e tre policëve si dhe ka marrë meritat për lirimin e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Të njëjtit dolën sot sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku raportohet se edhe u mor vendimi për lirimin e tyre.