Kurti fton qytetarët serbë nesër të diskutojnë për përfitimet që do kenë nga hapja e Urës së Ibrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas protestës së sotme të serbëve lokalë në Mitrovicën e Veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen për qarkullim të Urës së Ibrit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Komuna e Mitrovicës së Veriut do të mbajë nesër takim në orën 11:00 […]

Kurti fton qytetarët serbë nesër të diskutojnë për përfitimet që do kenë nga hapja e Urës së Ibrit
kurti-fton-qytetaret-serbe-neser-te-diskutojne-per-perfitimet-qe-do-kene-nga-hapja-e-ures-se-ibrit

kurti-fton-qytetaret-serbe-neser-te-diskutojne-per-perfitimet-qe-do-kene-nga-hapja-e-ures-se-ibrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas protestës së sotme të serbëve lokalë në Mitrovicën e Veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen për qarkullim të Urës së Ibrit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Komuna e Mitrovicës së Veriut do të mbajë nesër takim në orën 11:00 me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

“Protesta e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut përfundoi pa asnjë incident. I falënderoj institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim. Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile“, shkroi ai.

Kryeministri Kurti ka ftuar qytetarët e komunitetit serb që t’i bashkohen diskutimit, e që sipas tij, do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit institucionalë dhe institucionet e vendit.

“I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit. Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka thënë mes tjerash Kurti.