Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur të enjten nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, transmeton […] The post Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare appeared first on Albinfo.

Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur të enjten nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, transmeton Albinfo.ch.

“Së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./Albinfo.ch/

The post Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare appeared first on Albinfo.