Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Kosova ju pret krahëhapur

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje në vendlindje të gjithë mërgimarëve, përcjell albinfo.ch. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nga e hëna ata do të mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. “Të dashur bashkatdhetarë, si çdo […] The post Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Kosova ju pret krahëhapur appeared first on Albinfo.

Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Kosova ju pret krahëhapur

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje në vendlindje të gjithë mërgimarëve, përcjell albinfo.ch.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nga e hëna ata do të mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë të hapur dhe zemrën plot”.

“Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti.

 

The post Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Kosova ju pret krahëhapur appeared first on Albinfo.