Ky është ambienti magjik ku do të martohen Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Dalin fotot, ky është ambienti magjik ku do të martohen Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë fundjavë. Ata kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë me 120 persona në Toskana të Italisë. Ceremonia martesore do të zhvillohet në një kishë shumë të njohur e të […]

Ky është ambienti magjik ku do të martohen Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Dalin fotot, ky është ambienti magjik ku do të martohen Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë fundjavë. Ata kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë me 120 persona në Toskana të Italisë.

Ceremonia martesore do të zhvillohet në një kishë shumë të njohur e të veçantë në Itali “Abbey of San Galgano”, një vepër arti e cila mund të vizitohet nga kushdo me një biletë prej 4 Euro. E veçanta e kësaj kishe është fakti që nuk ka tavan.

Abbey of San Galgano është një manastir i themeluar në luginën e lumit Merse midis qyteteve Chiusdino dhe Monticiano, në provincën e Sienës, rajoni i Toskanës, Itali. Aktualisht, muret pa çati të kishës së stilit gotik të shekullit të 13-të janë ende në këmbë.