Lajçak e vazhdon dialogun me kryenegociatorët javën tjetër, Kurti e përmend 2 Korrikun si datë
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell pas përfundimit të takimit ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes. Ai paralajmëroi se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak. Ndërsa, Kurti në deklarimin e tij për media pas takimit tha se takimi […]
![Lajçak e vazhdon dialogun me kryenegociatorët javën tjetër, Kurti e përmend 2 Korrikun si datë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657031-lajcak-e-vazhdon-dialogun-me-kryenegociatoret-javen-tjeter-kurti-e-permend-2-korrikun-si-date.jpg)
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell pas përfundimit të takimit ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes.
Ai paralajmëroi se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.
Ndërsa, Kurti në deklarimin e tij për media pas takimit tha se takimi mes dy kryenegociatorëve do të jetë me gjasë më 2 korrik.
“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti.