Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, është deklaruar para mediave. Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut. “Është për të diskutuar për normalizimin e […]

Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, është deklaruar para mediave.

Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut.

“Është për të diskutuar për normalizimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë. Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Aq sa di çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka thënë ai.

“Vizita e sotme në Kosovës dhe nesër në Beograd, është për të parë se si të gjejmë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, çfarë hapa konkretë duhet të marrim. Dhe u dakorduam që duhet të përshpejtojmë zbatimin e marrëveshjes”, u shpreh Lajçaku.

Tema tjetër që biseduan mes vete, sipas Lajçakut, ishte edhe “Plani i rritjes”.

Ai përmedi se BE-ja ndau 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Por për Kosovën dhe Serbinë ndarja e mjeteve është kushtëzuar me dialogun. Unë jam këtu për të vlerësuar këtë çështje se si Kosova dhe Serbia të marrin mjete”, u shpreh Lajçaku, shkruan

Ai ka konfirmuar se këtë pozitë do ta mbajë deri në fund të muajit janar.