Lidhja Demokratike: Mbaroi koha e shantazheve të Radevit

Lidhja Demokratike dënon ashpër kërcënimet e presidentit të Bullgarisë – Rumen Radev, për bllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë, për shkak të, gjoja siç thuhet në reagim, kërcënimeve të të The post Lidhja Demokratike: Mbaroi koha e shantazheve të Radevit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lidhja Demokratike: Mbaroi koha e shantazheve të Radevit

Lidhja Demokratike dënon ashpër kërcënimet e presidentit të Bullgarisë – Rumen Radev, për bllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë, për shkak të, gjoja siç thuhet në reagim, kërcënimeve të të drejtave të bullgarëve në Maqedoni ose moszbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe të Kornizës negociuese, përcjell FLAKA.

“Bullgarët në Maqedoni i gëzojnë të gjitha të drejtat si bashkësitë e tjera etnike, kurse maqedonasit në Bullgari nuk kanë të drejtë as të formojnë shoqata për të ushqyer veçoritë e tyre (gjuhësore, kulturore etj.). Lidhur me integrimet evropiane, Lidhja Demokratikw pohon këto tri gjëra: Së pari, Këshilli i BE-së duhet të konstatojë se gjuha maqedonase do të jetë zyrtare pas anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Së dyti, Këshilli i BE-së duhet të arrijë në përfundimin se çështjet historike, gjuhësore, arsimore dhe identitare nuk mund të jenë bazë për bllokimin e evointegrimit të Maqedonisë. Së treti, të sigurohet reciprociteti për të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e partisë.

Nga atje thonë se “në këtë drejtim BE-ja duhet të insistojë në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, lidhur me të drejtën e asociimit të maqedonasve në Bullgari”.

“Vetëm me respekt të ndërsjellë dhe respekt të kritereve të Kopenhagës është e mundur të zgjidhen çështjet e hapura dhe Maqedonia të ecë përpara”, thotë LD. FLAKA

The post Lidhja Demokratike: Mbaroi koha e shantazheve të Radevit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .