Man United synon transferimin e yllit të Milanit
Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandez. “Sky Sports” raporton të premten se Unitedi ka bërë gati ofertën për francezin dhe së shpejti do t’i nisë kontaktet me Milanin. Është trajneri i ekipit anglez, Erik ten Hag, ai që po insiston në transferimin e francezit këtë verë. Theo ka […]
![Man United synon transferimin e yllit të Milanit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/milan-1.png)
Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandez.
“Sky Sports” raporton të premten se Unitedi ka bërë gati ofertën për francezin dhe së shpejti do t’i nisë kontaktet me Milanin.
Është trajneri i ekipit anglez, Erik ten Hag, ai që po insiston në transferimin e francezit këtë verë.
Theo ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026. 25-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2019 dhe ka fituar një titull kampioni të Italisë.
Para së të transferohej në Itali, Theo ka luajtur në Spanjë, ku ishte pjesë e skuadrave, si Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid e Alaves.