Mbi një milion haxhinj mbërritën në Arabinë Saudite për haxh
Arabia Saudite njoftoi të shtunën se deri më tani ka pritur më shumë se një milion haxhinj për haxhin e këtij viti, transmeton Anadolu. “Rreth 1.150.000 haxhinj kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për kryerjen e haxhit”, tha për televizionin shtetëror Al-Ekhbariya, Mohammed al-Bijawi, nënsekretar i Ministrisë së Haxhit dhe Umres. “Fluksi i haxhinjve vazhdon […]
![Mbi një milion haxhinj mbërritën në Arabinë Saudite për haxh](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/thumbs_b_c_283b26a93bcfda3d3e354fb2445e90f7.jpg?fit=864%2C487&ssl=1)
Arabia Saudite njoftoi të shtunën se deri më tani ka pritur më shumë se një milion haxhinj për haxhin e këtij viti, transmeton Anadolu.
“Rreth 1.150.000 haxhinj kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për kryerjen e haxhit”, tha për televizionin shtetëror Al-Ekhbariya, Mohammed al-Bijawi, nënsekretar i Ministrisë së Haxhit dhe Umres.
“Fluksi i haxhinjve vazhdon të rritet mes përgatitjeve të vazhdueshme”, shtoi ai.
Arabia Saudite pret të presë më shumë se dy milionë haxhinj këtë vit.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit.