Mickoski për deklaratën e Radevit: Mendova se mesazhe të tilla anakronike ishin pjesë e mesjetës

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të ulet në të njëjtën tavolinë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe liderin e GERB-it, Bojko Borisov, dhe të diskutojmë të ardhmen me fakte dhe argumente, por vlerësoi se nuk ka fqinjësi të mirë nëse nuk ka respekt të ndërsjellë dhe “nëse njëra palë poshtërohet dhe tjetra […]

Mickoski për deklaratën e Radevit: Mendova se mesazhe të tilla anakronike ishin pjesë e mesjetës

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të ulet në të njëjtën tavolinë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe liderin e GERB-it, Bojko Borisov, dhe të diskutojmë të ardhmen me fakte dhe argumente, por vlerësoi se nuk ka fqinjësi të mirë nëse nuk ka respekt të ndërsjellë dhe “nëse njëra palë poshtërohet dhe tjetra gëzohet”, transmeton Portalb.mk.

Ai këtë e tha duke komentuar deklaratat e Radevit dhe Borisovit, të cilët nga ana e tyre reaguan ndaj deklaratës së tij të dy ditëve më parë kur tha se Korniza negociuese mund të ndryshohet dhe se do të përpiqet të gjejë zgjidhje për këtë me qeverinë e re në Bullgari.

Deklaratat e politikanëve bullgarë, veçanërisht ajo e Rumen Radevit, i cili tha se “kanë rënë maskat” dhe se qeveria e re në vend shfaqi frikë nga pranimi i termave “bullgar”, Mickoski i konsideroi ato anakronike dhe deklaratat që janë pjesë e Mesjetës, jo nga Evropa moderne.

“Jam gati të ulem dhe të bisedoj me të dy. I uroj Borisovit të formojë qeverinë në Bullgari sepse ne vijmë nga Partia Popullore Evropiane dhe është e logjikshme që fqinji ynë lindor të ketë një kryeministër nga e njëjta familje. Nuk duhet të keni dilema. Por edhe mesazhi im është se kanë kaluar kohët kur këtu në vendin tonë kishte politikanë servilë, që kërrusnin kurrizin, që gjunjëzoheshin, nënshkruanin gjithçka që vihej në tavolinën e tyre. Në anën tjetër, në emër të flamurit evropian e grabitën popullin, e turpëruan dhe e poshtëruan atdheun e tyre”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se është për respektimin e marrëveshjeve, por është i mendimit se është rrugë e dyanshme dhe se duhet të ketë respekt të ndërsjellë ndërmjet vendeve fqinje. Nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë poshtërohet dhe tjetra gëzohet, tha kryeministri dhe vlerësoi se është turp për njërën palë dhe se pala tjetër nuk e ka përmbushur qëllimin.

Ai tha se nuk e mohon ekzistencën e pakicës bullgare në vend, e cila, siç tha, është njohur së bashku me të tjerët që nga fillimi i viteve 40, por akuzoi se ka një asimilim të heshtur dhe gradual të minoritetit maqedonas në Bullgari. Konfirmim për këtë, siç thotë ai, janë aktgjykimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Katërmbëdhjetë aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut janë miratuar – se në Bullgari ekziston një pakicë maqedonase, e drejta e të cilit të organizohet në një organizatë joqeveritare, jo në Kushtetutë, në një organizatë joqeveritare, për fat të keq, me këta lloj politikanësh si z. Radev. Bëj thirrje që marrëdhëniet e mira fqinjësore, në një rrugë dykahëshe, të gjejmë bashkërisht një zgjidhje sepse ne si fqinjë të mirë duhet të flasim në bazë të argumenteve dhe fakteve, të mos e politizojmë. Ky komb ka bërë shumë për të ardhmen e Evropës dhe pres që Evropa t’ia kthejë këtij kombi dhe këtij vendi”, tha Mickoski.

I pyetur nëse ka garanci nga Brukseli se kjo çështje do të tejkalohet, Mickoski nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por tha se si qeveri janë të gatshëm të ndërtojnë ura me fqinjët dhe shprehu gatishmërinë për bisedime të bazuara në fakte dhe argumente edhe me Brukselin, edhe me Sofjen zyrtare.

Ndryshe, edhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë reagoi më 25 qershor pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se Korniza negociuese me BE-në mund të ndryshohet. Në reagim thuhet se ngritja e ideve për rinegociim të detyrimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare vetëm sa do të çojë në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në ditën e tij të parë si kryeministër, Hristijan Mickoski deklaroi se Korniza negociuese me Bashkimin Evropian mund të ndryshohet. Ai tha se kur të ketë një qeveri politike në Bullgari, ai është i gatshëm të negociojë për të paktën tre zgjidhje.

LEXO: Mickoski: Është i mundur ndryshimi i kornizës negociuese, do të kërkojmë zgjidhje me qeverinë e re në Bullgari LEXO: Sofja zyrtare pas deklaratës së Mickoskit: Idetë për rinegociim do ta distancojnë edhe më shumë RMV-në nga BE-ja LEXO: Radev: Politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane