Ndërron komanda e Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj. Ministri Maqedonci falënderoi kolonelin Terry Saul […]
![Ndërron komanda e Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/659151-nderron-komanda-e-grupit-mbeshtetes-te-ushtrise-se-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes-per-ballkan.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj.
Ministri Maqedonci falënderoi kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e saj të re, shkruan Front Online.
“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, u shpreh ministri Maqedonci.