Nesër pritet dezinsketimi sipërfaqësor dhe ajror në qytetin e Shkupit

Qyteti i Shkupit për nesër ka planifikuar dezinsketimin e hapësirave të Shkupit, në rast se kushtet klimatike e mundësojnë një gjë të tillë. Nëse ka përkeqësim të motit, dezinsketimi do të bëhet ditën e ardhshme të mundshme, transmeton Portalb.mk. “Informojmë qytetarët se të enjten (04 korrik), do të bëhet realizimi ajror dhe sipërfaqësor në rajonin […]

Nesër pritet dezinsketimi sipërfaqësor dhe ajror në qytetin e Shkupit

Qyteti i Shkupit për nesër ka planifikuar dezinsketimin e hapësirave të Shkupit, në rast se kushtet klimatike e mundësojnë një gjë të tillë. Nëse ka përkeqësim të motit, dezinsketimi do të bëhet ditën e ardhshme të mundshme, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët se të enjten (04 korrik), do të bëhet realizimi ajror dhe sipërfaqësor në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në orët e mëngjesit do të realizohet dezinfektimi ajror, ndërsa gjatë ditës do të vazhdohet me dezinektimin sipërfaqësor.

Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar bletarët që të kenë kujdes për ruajtjen e bletëve gjatë kësaj periudhe.