Një milion pasagjerë kanë hyrë në Shqipëri në korrik përmes aeroportit Nënë Tereza

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se në muajin korrik të këtij viti, përmes aeroportit të Nënë Terezës kanë hyrë mbi 1 milion pasagjerë, raporton TopChannel. Ai shprehet se kanë hyrë më shumë pasagjerë sesa kanë ardhur në të gjithë vitin 2013, vitin kur ai mori pushtetin. Kjo sipas kryeministrit është […]

Një milion pasagjerë kanë hyrë në Shqipëri në korrik përmes aeroportit Nënë Tereza

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se në muajin korrik të këtij viti, përmes aeroportit të Nënë Terezës kanë hyrë mbi 1 milion pasagjerë, raporton TopChannel.

Ai shprehet se kanë hyrë më shumë pasagjerë sesa kanë ardhur në të gjithë vitin 2013, vitin kur ai mori pushtetin. Kjo sipas kryeministrit është një tregues kuptimplotë e transformimit epokal të Shqipërisë turistike brenda një dekade.

“Mirmëngjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.