Numri i kafshëve në rënie: Në vend të stallave “shkojnë në thertore”

Ekspertët thonë se kur çmimet e inputeve apo harxhimeve hyrëse në bujqësi janë të larta, ndërsa çmimet e produkteve nuk ndjekin rritjen e tyre  Harxhimet e mëdha, konkurrenca e madhe The post Numri i kafshëve në rënie: Në vend të stallave “shkojnë në thertore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Numri i kafshëve në rënie: Në vend të stallave “shkojnë në thertore”

Ekspertët thonë se kur çmimet e inputeve apo harxhimeve hyrëse në bujqësi janë të larta, ndërsa çmimet e produkteve nuk ndjekin rritjen e tyre

 Harxhimet e mëdha, konkurrenca e madhe nga importi si dhe çmimet e ulëta grumbulluese. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve që mundojnë blegtorët dhe rënies së madhe të kafshëve në vend. Agronomët vlerësojnë se ndër arsyet kryesore për pakësimin e fondit të kafshëve janë se blegtoria është një proces më kompleks që kërkon njohuri më të mëdha dhe investime më të mëdha se bujqësia nga njëra anë.

Uljen e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare. Sipas statistikave shtetërore, numri i gjedheve nga viti 2004 deri në vitin 2014 ka rënë nga 255 në 242 mijë krerë. Numri i deleve është përgjysmuar, nga 1.4 milionë në vitin 2004 në rreth 740 mijë , dhjetë vite më vonë. Blegtorët ankohen se çmimet e ulëta të blerjes së qumështit dhe foragjeret apo ushqimet e shtrenjta të kafshëve janë arsyeja kryesore që bagëtitë në vend të stallave “shkojnë në thertore”. Edhe vitet e fundit po stagnon dhe ulet numri i bagëtive. Në vitin 2021 në vend janë regjistruar 177 622 gjedhe dhe 633 281dhen. Përderisa prodhimtaria e qumështit ishte 377 872 mijë litra dhe e mishit ishte 24.584 tonë.

Rënien e prodhimtarisë blegtorale e dëshmojnë edhe të dhënat sipas të cilave në vitin 2010 kemi pasur prodhimtari prej 384.334 litra qumësht dhe 23.271 tonë mish. Njëherësh, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi i qumështit të lopës në vitin 2023 arrin në 238.328 mijë litra, që është 26.5 për qind më pak krahasuar me vitin 2022. Vazhdon edhe trendi i rënies së prodhimit të mishit që në vitin e kaluar ka rënë në 22.069 tonë.

Nga Federata e Fermerëve thonë se blegtoria ishte një nga degët më të rëndësishme të bujqësisë vendase në vitet 70-80 të shekullit të kaluar. Me fillimin e tranzicionit, blegtoria shënoi rënie të mëdha, të cilat u bënë shqetësuese nga mesi i viteve 1990. Shkatërrimi i fermave të mëdha, privatizimi i keq dhe mbyllja e thertoreve dhe frigoriferëve kanë çuar në rritje të mëdha të importeve të mishit.

Nga viti 2000 e në vazhdim, nënsektori për të cilin dallohet vendi ynë, kultivimi i dhenve , ka shënuar rënien më të madhe të blegtorisë. Nga rreth 1,200,000 krerë në vitin 2000, numri ka rënë në 727,000 krerë në vitin 2018.

Edhe kriza e fundit e koronës ka nxjerrë në sipërfaqe mbështetjen joadekuate të këtij sektori, mungesën e shqetësimit për një organizim më të mirë, si dhe ndryshimin e kërkesës dhe pasigurinë e tregjeve dhe të çmimeve.

Ekspertët thonë se kur çmimet e inputeve apo harxhimeve hyrëse në bujqësi janë të larta, ndërsa çmimet e produkteve nuk ndjekin rritjen, ku kemi turbulenca të kohëpaskohshme, nuk mund të pritet stabilizim apo rritje e fondit blegtoral. “Reduktimi i blegtorisë është një problem kompleks, shumë aspekte kontribuojnë në zvogëlimin e tij. Le të marrim vetëm çmimin e qumështit si shembull. Çmimet në dyqane janë shumë më të larta se çmimet e blerjes me të cilat blihet qumështi nga fermerët, të cilat prej vitesh janë të njëjta, të ulëta, të pamjaftueshme për të mbuluar kostot e tyre. Përveç kësaj, kostot e inputeve në ferma janë vazhdimisht në rritje, por çmimet e produkteve të tyre nuk ndjekin ato rritje të çmimeve”, thotë profesori Dragi Dimitrievski.

“Zvogëlimi drastik i blegtorisë në vend, në masë të madhe vjen si pasojë e migrimit rural-urban sepse ushqimi prodhohet në zonat rurale ku ka mungesë të njerëzve që do ta bënin këtë punë”, shpjegon Dejan Jankuloski dekan i Fakultetit të Veterinarisë në Shkup.

Në ndërkohë në programin e VMRO-DPMNE 1198 hapa thuhet se Pagesat direkte do të jenë masa kryesore e mbështetjes së të ardhurave për fermerët. Ata do t’i nënshtrohen analizave të hollësishme në mënyrë që përfitimet e masave të arrijnë tek fermerët aktivë dhe sektorët që kanë pësuar dëme të konsiderueshme në të kaluarën. Në drejtim të transformimit të masës dhe drejtimit zhvillimor të saj, do të përgatitet një e re si rajonizimi i prodhimit bujqësor dhe mbështetja e prodhimit të përshtatshëm sipas rajoneve.

Fokusi do të jetë në degët tradicionale të blegtorisë, mbi të gjitha kultivimi i dhenve , dhitë dhe kultivimi i gjedheve. Në këto degë do të rritet ndjeshëm mbështetja deri në 50 për qind, me theks të veçantë te broilerët apo pulat.

Gjithashtu do të rritet mbështetjen në prodhimin e mishit, qumësht dhe vezëve. Në prodhimin bimor do të mbahen pagesat për sipërfaqe, duke ulur numrin e nënmasave për lehtësimin e tyre të fermerëve në procesin e aplikimit. Për prodhime strategjike të veçanta, do të krijohen pagesa shtesë për produktin e dorëzuar me qëllim që në këtë periudhë tranzitore këta sektorë të vazhdojnë të forcojnë konkurrencën. (koha.mk)

The post Numri i kafshëve në rënie: Në vend të stallave “shkojnë në thertore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .