Paralajmërimi i avokatit: Ka hetime për kryebashkiakë të tjerë, pritet të shkarkohen

Avokati Jordan Daci ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se Safet Gjici nuk do të jetë kryebashkiaku i vetëm që është shkarkuar dhe sot është marrë i pandehur, por shpejt do të “bien” dhe kryetarë të tjerë. Ai foli dhe për kryebashkiakët e mëparshëm, në mandatin e kaluar, kur disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin […] The post Paralajmërimi i avokatit: Ka hetime për kryebashkiakë të tjerë, pritet të shkarkohen appeared first on Newsbomb Albania.

Paralajmërimi i avokatit: Ka hetime për kryebashkiakë të tjerë, pritet të shkarkohen

Avokati Jordan Daci ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se Safet Gjici nuk do të jetë kryebashkiaku i vetëm që është shkarkuar dhe sot është marrë i pandehur, por shpejt do të “bien” dhe kryetarë të tjerë.

Ai foli dhe për kryebashkiakët e mëparshëm, në mandatin e kaluar, kur disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin detyrën apo të mos e merrnin fare atë, për shkak se i kapi ligji i dekriminalizimit nga rekordet e tyre të kaluara.

“Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi.

Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar. Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen.

Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”, tha Daci në emisionin Top Story në TCH.

The post Paralajmërimi i avokatit: Ka hetime për kryebashkiakë të tjerë, pritet të shkarkohen appeared first on Newsbomb Albania.