Për LSDM-në ministrat e ri janë kuadër i Gruevskit, Mickoski paralajmëron fillim të furishëm të investimeve

Me akuza të ndërsjella dhe replika të ashpra mes pushtetit të ri dhe opozitës po zhvillohet seanca parlamentare për zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare, e cila filloi në orën 11, transmeton Portalb.mk. Në prezantimin e ekspozesë, mandatari dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, […]

Për LSDM-në ministrat e ri janë kuadër i Gruevskit, Mickoski paralajmëron fillim të furishëm të investimeve

Me akuza të ndërsjella dhe replika të ashpra mes pushtetit të ri dhe opozitës po zhvillohet seanca parlamentare për zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare, e cila filloi në orën 11, transmeton Portalb.mk.

Në prezantimin e ekspozesë, mandatari dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, paralajmëroi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Që të marten, paralajmëroi investim prej më shumë se 400 milionë euro, ulje të tatimeve por edhe përgjegjësi për çdo krim dhe reformat ë harmonizuara me standardet evropiane.

“Po vjen koha kur atdheu fuhet të bëjë më shumë për qytetarët. Çdonjëri prej jush ka bërë gjithçka për atdheun e tij, tani është koha kur ai të bëjë për ju. Sipas njohurive që i kemi, situata në shumë fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë sjellë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe opinioni do të njoftohet për gjithçka. Nuk do të kërkoj 100 ditë muaj mjalti, por paralajmëroi investime menjëherë, që të martëm investim më shumë se 400 milionë euro, më tej ulje të tatimeve dhe rritje të pensioneve”, tha Mickoski.

Nga LSDM thonë se, kur i lexojnë propozimet e emrave mund të thonë – mirësevjen Gruevski.

“Me që është këtu Vllado Misajllovski, Zllatko Perinski, Lupço Dimovski, Aleksandar Nikollovski, Zoran Lutkov, atëherë këtu është edhe Gruevski. Lexojmë këtu emra që janë të përfshirë në krim. Që do të thotë, kanë më së paku legjitimitet që të jenë ministra”, thonë nga LSDM.

Nga opozita maqedonase thotë se, kjo përbërje ka minsitra të cilët mezi presin t’u përfundojë mandati si kryetar komune.

“I tillë është Timço Mucunski. Nuk e dimë se me çka e meriton të zgjedhet ministër. Do të mbahet mend si kryetar komune i cili nuk ka realizuar asnjë projekt në Komunën e Aerodromit”, tha deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollovska.

Ndërkaq, deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska tha se, përbërja e Qeverisë pasqyron numrin minimal të grave në qeveri dhe kjo vetëm sa konfirmon mizogjininë e rrënjosur në partinë në pushtet.

“Më shumë ministri dhe më pak gra, kuadro të Gruevskit, shumë fjalë por shumë pak e thënë, të gjitha gënjeshtrat në shesh, ky është vlerësimi për programin dhe përbërjen e Qeverisë. Është pak hipokrite të flisni për interesa strategjike të vendit ndërsa kandidat për ministër të jetë ndjekës i regjimit të Putinit”, tha ajo.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Gjorgji Sajkovski në seancën e sotme parlamentare tha se kjo qeveri do të jetë qeveri e reformave dhe veprave.

Sipas tij, qeveria paraprake ka lënë pasoja katastrofale në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë edhe shteti është në borxhe.

“Sot Maqedonia i jeton kohërat më të vështira nga ekzistenca e saj dhe për këtë, ministrat e ardhshëm do të duhet të punojnë në kohë afatgjate dhe me përkushtim, sepse ajo që është lënë është zero dhe kaos. Do të duhet shumë punë nga çdonjëri prej nesh”, tha Sajkovski.

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë sipas rregullore, zgjatë më së shumti dy ditë.  Votimi zhvillohet pas përfundimit të diskutimi, më së voni të dielen në orën 24:00, ndërsa qeveria zgjidhet nëse për të voton shumica nga numri i përgjtihshëm i deputetëve.

Kryetari i Kuvendit më pas njofton presidentin e shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.

Shumica paralamentare që pritet ta mbështesë Qeverinë e re ka 78 deputetë, prej të cilëve 58 koalicioni i VMRO – DPMNE-së, 14 VLEN dhe 6 deputetët Lëvizja ZNAM.

Kujtojmë se, mandatari Hristijan Mickoski dorëzoi propozimi për formimin e Qeverisë së re më 18 qershor. Nga lista e propozuar e ministrave, 15 ministri do t’i udhëheqë koalicioni i VMRO – DPMNE-së, pesë koalicioni VLEN dhe dy Lëvizja ZNAM.

 

LEXO: Qeveria e Mickoskit: Vetëm tre ministre gra, një zëvendëskryeministër i afërt me Moskën LEXO: Mickoski paralajmëroi heqjen e balancuesit, si një rekomandim nga BE-ja LEXO: Ky është patriotizëm sot, Mickoski e tregoi prioritetin kryesor për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut