Përparim Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën – vëllezër përgjithmonë

Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën – vëllezër përgjithmonë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar ShBA-në për gjithçka ka bërë për Kosovën, që nga çlirimi e tutje. Ai madje i tha ambasadorit të ShBA-së në vendin tonë, Jeffrey Hovenier se Kosova me Amerikën, përveçse janë miq, janë edhe vëllezër. “I […]

Përparim Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën – vëllezër përgjithmonë

Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën – vëllezër përgjithmonë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar ShBA-në për gjithçka ka bërë për Kosovën, që nga çlirimi e tutje.

Ai madje i tha ambasadorit të ShBA-së në vendin tonë, Jeffrey Hovenier se Kosova me Amerikën, përveçse janë miq, janë edhe vëllezër.

“I thash Ambasadorit, sepse e dini, po merret me shumë tema serioze në politikë, por i thash se jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së. Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë. Jemi miq, vëllezër përgjithmonë. Urime 4 korrikut të gjithëve. T’i ndjekim fishekzjarrët”, tha Rama në organizimin e bërë për 4 Korrikun, ditëlindjen e ShBA-së, nga komuna të cilën ai e drejton.