“Po mbyllen detajet e fundit”, Rama e nis ditën me pamje nga Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga punimet të Sheshit të Flamurit në Vlorë. Rama ndan pamjet dhe shkruan se janë drejt mbylljes dhe detajet e fundit të një projekti unikal për Vlorën. “MIRËMËNGJES dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të […] The post “Po mbyllen detajet e fundit”, Rama e nis ditën me pamje nga Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë appeared first on Newsbomb Albania.

“Po mbyllen detajet e fundit”, Rama e nis ditën me pamje nga Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga punimet të Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Rama ndan pamjet dhe shkruan se janë drejt mbylljes dhe detajet e fundit të një projekti unikal për Vlorën.

“MIRËMËNGJES dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si Ish Kapelja. Pas përfundimit të projektit do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh. Rikonceptimi i sheshit të Flamurit nisi në vitin 2014, por t’u konkluduar në vitin 2021 kur u miratua dhe fondi për shpronësimin e godinës shumëkatëshe. Projekti është i arkitektit të njohur belg, Xavier de Geyter.

The post “Po mbyllen detajet e fundit”, Rama e nis ditën me pamje nga Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë appeared first on Newsbomb Albania.