Presidentja e Komisionit Europian telefonon Kurtin, Vuçiqin e thërret më vonë: Urgjente shtensionimi dhe kthimi në dialog

Von Der Leyen telefonon Kurtin, Vuçiqin e thërret më vonë: Urgjente shtensionimi dhe kthimi në dialog. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti, derisa ka njoftuar se një telefonatë të tillë do ta bëjë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ajo tha se Kurtit i ka theksuar urgjencën […]

Presidentja e Komisionit Europian telefonon Kurtin, Vuçiqin e thërret më vonë: Urgjente shtensionimi dhe kthimi në dialog

Von Der Leyen telefonon Kurtin, Vuçiqin e thërret më vonë: Urgjente shtensionimi dhe kthimi në dialog.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti, derisa ka njoftuar se një telefonatë të tillë do ta bëjë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se Kurtit i ka theksuar urgjencën për shtensionim të situatës dhe kthimin në dialog.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me Presidentin Vuçiq sot më vonë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.

Kurti dje ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.