Procesi i Berlinit, Rama tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 korrik

Kryeministri Edi  Rama do të nisë turin ballaknik në datat 6 dhe 7 korrik. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë  disa takime  me liderët e shteteve përkatëse në kuadër të procesit të Berlinit dhe të nismës “Open Ballkan” për të cilën tha më herët se e ka kryer tashmë misionin e tij. I shoqëruar […] The post Procesi i Berlinit, Rama tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 korrik appeared first on Newsbomb Albania.

Procesi i Berlinit, Rama tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 korrik

Kryeministri Edi  Rama do të nisë turin ballaknik në datat 6 dhe 7 korrik.

Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë  disa takime  me liderët e shteteve përkatëse në kuadër të procesit të Berlinit dhe të nismës “Open Ballkan” për të cilën tha më herët se e ka kryer tashmë misionin e tij.

I shoqëruar nga anëtarët  e kabinetit qeveritar, Rama do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

Pak ditë më parë kryeministri Rama njoftoi në një intervistë për “Euronews Albania” se nisma “Open Balkan” e kreu misionin e saj dhe tashmë vendet e Balkanit Perëndimor, sipas tij do të duhet të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

“Në tetor Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”, tha Rama.

The post Procesi i Berlinit, Rama tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 korrik appeared first on Newsbomb Albania.