Rama publikon axhendën, kryeministri “kokë më kokë” me Vuçiç, në pikëpyetje takimi me Kurtin

Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e sotme një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit. Vetë kryeministri Rama ka publikuar axhendën e plotë e këtij turi 2-ditor. Sot në orën 11.00 Rama do të zhvillojë një takim “teta-a-tete” me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në 16.00 Rama do të […] The post Rama publikon axhendën, kryeministri “kokë më kokë” me Vuçiç, në pikëpyetje takimi me Kurtin appeared first on Newsbomb Albania.

Rama publikon axhendën, kryeministri “kokë më kokë” me Vuçiç, në pikëpyetje takimi me Kurtin

Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e sotme një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vetë kryeministri Rama ka publikuar axhendën e plotë e këtij turi 2-ditor. Sot në orën 11.00 Rama do të zhvillojë një takim “teta-a-tete” me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në 16.00 Rama do të jetë në Kosovë, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Në axhendë vihet re se është ende në pikëpyetje takimi i Ramës me Kurtin.

Më 7 korrik, Rama do të jetë në Bosnjë dhe Hercekovinë, ku në orën 10.55 do të zhvillojë një takim me Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave.

Në 13.45, Rama do të jetë në Malin e i Zi dhe do të zhvollojë një takim me kryeministrin Dritan Abazovic.  Pas takimeve në Malin e Zi, kreu i qeverisë do të shkojë në Serbi, ku do zhvillojë takim “kokë më kokë”, me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë që kreu i qeverisë do të jetë sot në Kosovë, por si duket nuk do të ketë një takim me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit dje në një deklaratë i vuri kusht Ramës, duke thënë se nuk do të takohej me të nëse nuk do të kishte mbledhje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej pak javë më parë, por u anulua nga Shqipëria për shkak të tensioneve në veri.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anuluar“, tha Kurti.

Edhe pse s’do të ketë takim Rama-Kurti, kryeministri do të jetë në Prishtinë dhe do zhvillojë një takim me Presidenten Vjosa Osmani.

Axhenda e publikuar nga Rama 1 nga 2

The post Rama publikon axhendën, kryeministri “kokë më kokë” me Vuçiç, në pikëpyetje takimi me Kurtin appeared first on Newsbomb Albania.