Reagon Komuna e Prishtinës: Rama e asnjë zyrtar komunal s’janë intervistuar nga Prokuroria Speciale
Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve për nisje të hetimeve nga Prokuroria Speciale për kontratën me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online. Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Kryeqyteti ka bërë të ditur se asnjë zyrtar komunal, përfshirë kryetarin Përparim Rama, nuk është kontaktuar e as intervistuar nga Prokuroria Speciale. […]
![Reagon Komuna e Prishtinës: Rama e asnjë zyrtar komunal s’janë intervistuar nga Prokuroria Speciale](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655579-reagon-komuna-e-prishtines-rama-e-asnje-zyrtar-komunal-sjane-intervistuar-nga-prokuroria-speciale.jpg)
Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve për nisje të hetimeve nga Prokuroria Speciale për kontratën me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Kryeqyteti ka bërë të ditur se asnjë zyrtar komunal, përfshirë kryetarin Përparim Rama, nuk është kontaktuar e as intervistuar nga Prokuroria Speciale.
“Kryeqyteti nuk ka asnjë informatë apo komunikim zyrtar rreth fillimit të hetimeve për kontratën me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Asnjë zyrtar komunal nuk është kontaktuar e as intervistuar nga Prokuroria Speciale. As kryetari i Kryeqytetit nuk është ftuar për intervistim në asnjë cilësi për këtë kontratë, dhe për asnjë hetim tjetër për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e tyre.