Rënie e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin prill është regjistruar rënie e qarkullimit për 7 përqind, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit prill 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveç energjisë, për 7.8 %, Prodhime të qëndrueshme për […]

Rënie e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin prill është regjistruar rënie e qarkullimit për 7 përqind, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit prill 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveç energjisë, për 7.8 %, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.9 %, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.7 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet kapitale për 23.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me marsin e këtij viti, në prill është regjistruar rënie për 11.6 përqind. Brenda një muaji, rritje për 1.2 përqind u regjistrua te tregu vendor, ndërkohë te tregu I jashtëm ka pasur ulje për 15.4 përqind.

Në krahasim me prillin e kaluar, qarkullimi në tregun vendor ka pasur rritje për 8.7 përqind, ndërkohë në tregun e jashtëm ka pasur rënie për 11 përqind.