Komunat bëjnë gati projektet për grantet e qeverisë

Me të paralajmëruar se 250 milion euro do të jepen grande për komunat, zyrat urbanistike lokale kanë përveshur mëngët për të konkretizuar projektet infrastrukturore që ju kanë mbetur pezull ndër The post Komunat bëjnë gati projektet për grantet e qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Komunat bëjnë gati projektet për grantet e qeverisë

Me të paralajmëruar se 250 milion euro do të jepen grande për komunat, zyrat urbanistike lokale kanë përveshur mëngët për të konkretizuar projektet infrastrukturore që ju kanë mbetur pezull ndër vite. Nga Komuna e Çairit thonë se nga ky çerek miliardësh euro që ndan pushteti qëndror, ata do të përfitojnë 6-8 milion euro. Më me prioritet për komunën e Çairit është zgjerimi i rrugës së Çairçankës dhe disa projekte tjera. Kreu i kësaj komune, Visar Ganiu tha se kjo shumë do të ndahet në 4 vite buxhetore dhe sivjet me rebalancin, do të investohen 100 milionët e para. Ai tha se edhe komuna do të marrë pjesë financiarisht në këto projekte.

“Ish-Ministri Fatmir Besimi ka tërhequr mjetet nga ajo konto prej ku është dashur të bëhet rruga për të vetmin qëllim të pengoj zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”. Ju e dini që ajo është jetike jo për Komunën e Çairit por edhe të Butelit e Shutkës pasi ajo lidh qendrën me gjithë këtë zonë. Ne do të ndajmë mjete së paku për fazën e parë, por kemi edhe projekte të infrastrukturës nëntokësore ku do ti përfshijmë në këtë grand, asfaltimin e rrugëve e rrugicave si dhe rikonstruimet e shkollave fillore, çerdheve”, tha Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.

Krerët e komunave thonë se buxheti është shumë i centralizuar dhe mbi 60% e të ardhurave nga taksat shkojnë direkt në shtet, prandaj mundësitë për nisma të pavarura janë mjaft të kufizuara. Në muajin shtator kryetarët e komunave nga i gjithë vendi do të mund të aplikojnë në thirrjen publike të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale për të marrë mjete për projektet e tyre. Borxhi i gjitha komunave është 15,4 milion euro. Parashikimet janë që ky borxh të rritet sivjet në 0.12% apo 17.2 milion euro, por nga komunat shprehen optimistë që grandi prej 250 milion eurove do të zbut krizën e tyre./Alsat.mk

The post Komunat bëjnë gati projektet për grantet e qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .