RMV, ka nisur pagesa e të drejtës sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë bën me dije se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2024, transmeton Portalb.mk. “Përdoruesit e të drejtave monetare që zotërojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomatet e bankave, të përdorin fondet për pagesa pa […]

RMV, ka nisur pagesa e të drejtës sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë bën me dije se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2024, transmeton Portalb.mk.

“Përdoruesit e të drejtave monetare që zotërojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomatet e bankave, të përdorin fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga dita e sotme, 5 korrik 2024”, thonë nga MPSDR.

Për të shmangur turmat para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha degët dhe ekspoziturat e hapura të bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar në rend alfabetik të maqedonishtes, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe që:

05.07.2024 – A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll;
08.07.2024 – M, N, Nj, O, P, R S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.