Rritet numri i zjarreve në rajonin e Pollogut

Problem në vete është mungesa e numrit të zjarrfikësve, automjeteve dhe pajisjeve adekuate gjatë intervenimeve në rast se vendi përfshihet nga zjarre më të madhe Për gjashtë muaj e gjysmë The post Rritet numri i zjarreve në rajonin e Pollogut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rritet numri i zjarreve në rajonin e Pollogut

Problem në vete është mungesa e numrit të zjarrfikësve, automjeteve dhe pajisjeve adekuate gjatë intervenimeve në rast se vendi përfshihet nga zjarre më të madhe

Për gjashtë muaj e gjysmë në rajonin e Pollogut krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur intervenimet e njësisë së zjarrfikësve për shuarjen e zjarreve. Nga fillimi I vitit e deri më tani janë regjistruar rreth 400 intervenime në shuarjen e zjarreve dhe në krahasim me gjashtë muajt e vitit të kaluar ka 70 zjarre më shumë. Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë theksojnë se problem janë ndezja e deponive dhe pronave bujqësore, të cilët sipas tij janë të qëllimshme. Thatësia që kapluar rajonin në përgjithësi është problem gjatë kësaj vere.

“Në fakt kemi një rritje shumë të madhe të zjarreve në hapësira të hapura. Poashtu kemi shtim të ndeshjeve në komunikacion. Për ne si zjarrfikës është një periudhë shumë e vështirë duke e ditur se kemi temperatura shumë të larta dhe duhet një shkëndijë e vogël që të përhapet zjarr I madh. Kemi intervenuar në shuarjen e një deponie ndërmjet fshatrave Dobrosht dhe Odër dhe në këtë periudhë kemi problem shumë të madh sepse kemi ndezje të qëllimshme të zjarreve. Poashtu probleme kemi me bujqit të cilët ndezin pronat e tyre për të pastruar dhe pastaj zjarri del nga koNtrolli. Prandaj apelojmë tek bujqit që të jenë më të kujdesshëm por edhe institucionet që të ndërmarrin hapa konkret në këtë drejtim”, thotë komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti.

Problem në vete është mungesa e numrit të zjarrfikësve, automjeteve dhe pajisjeve adekuate gjatë intervenimeve në rast se vendi përfshihet nga zjarre më të madhe.

“Që nga pavarësia e Maqedonisë e këndej shteti si shtet, në këtë drejtim nuk ka investime serioze apo aspak nuk ka bërë investime tek zjarrfikësve. Zjarrfikësit në përgjithësi në tërë vendin janë furnizuar nga donatorë të ndryshëm të jashtëm. Nuk kemi investim nga shteti, ku atje për zjarrfikësit janë ndarë 30 milion euro. Nëse do t`i kishim ne si zjarrfikës tërë këto mjete do të thotë më shumë punësime, më shumë automjete të reja, uniforma të reja, sepse kemi uniforma të dhuruara. Krahas kësaj,në rast të zjarreve të përmasave më të mëdha mobilizohemi me drejtoritë tjera dhe u dalim në ndihmë qytetarëve për raste më të mëdha”, sqaroi Ahmeti.

Hapja e një pike të një zjarrfikësve në Zhelinë, sipas kreut të zjarrfikësve në Tetovë është një ndihmesë e madhe dhe kjo është një ndihmesë edhe për popullatën në atë rajon, kurse bëhet përpjekje për hapjen edhe dy nënstacioneve tjera për të mbuluar tërë rajonin e Pollogut. (koha.mk)

The post Rritet numri i zjarreve në rajonin e Pollogut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .