Sallahu: Insistimi i PDK-së që ligji për Byronë të mos ketë kompetenca për të kaluarën është kërkesë për amnisti

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka përsëritur deklaratat e ministres Albulena Haxhiu lidhur me çështjen e ligjit për Byronë dhe qëndrimin e Partisë Demoraktike të Kosovës për këtë ligj. Përmes një shkrimi, Sallahu ka thënë se PDK-ja, është duke kërkuar amnisti, pasi siq thotë ai, insistimi i tyre në kundërshtimin e retroaktivitetit apo që ligji […]

Sallahu: Insistimi i PDK-së që ligji për Byronë të mos ketë kompetenca për të kaluarën është kërkesë për amnisti

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka përsëritur deklaratat e ministres Albulena Haxhiu lidhur me çështjen e ligjit për Byronë dhe qëndrimin e Partisë Demoraktike të Kosovës për këtë ligj.

Përmes një shkrimi, Sallahu ka thënë se PDK-ja, është duke kërkuar amnisti, pasi siq thotë ai, insistimi i tyre në kundërshtimin e retroaktivitetit apo që ligji për Byronë të mos ketë kompetenca për të kaluarën është saktësisht kërkesë për amnisti.

“Për ta potencuar edhe njëherë atë që tha mbrëmë ministrja Haxhiu se kundërshtimi i retroaktivitetit nga PDK paraqet dy gjëra së paku: 1. PDK me frikën e tyre po pranojnë indirekt gjërat për të kaluarën e tyre; dhe 2.Ata praktikisht po kërkojnë amnisti. Insistimi i tyre në kundërshtimin e retroaktivitetit apo që ligji për Byronë të mos ketë kompetenca për të kaluarën është saktësisht kërkesë për amnisti”, ka shkruar Sallahu./Front Online/

Postimi i tij i plotë: