Serbia po e humb tregun e Kosovës

Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për nga importi i mallrave në Kosovë. Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë me 70 për qind. Ndërsa, ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind. Në muajin që lamë pas është bërë një vit që kur […] The post Serbia po e humb tregun e Kosovës appeared first on Albinfo.

Serbia po e humb tregun e Kosovës

Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për nga importi i mallrave në Kosovë.

Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë me 70 për qind. Ndërsa, ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind.

Në muajin që lamë pas është bërë një vit që kur Kosova ka vendosur masën e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe.

Nga atëherë e deri ma tani, vërehet se Serbia ka filluar ta humbë tregun e Kosovës.

Bazuar në të dhënat e Doganës del se ka rënie të dukshme të mallrave të importuara nga Serbia.

Në periudhën janar-maj janë importuar mallra në vlerë prej 42.3 milionë eurosh. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 74.99 milionë euro, transmeton monitor përcjell albinfo.ch.

Bazuar në këto të dhëna del se gjatë periudhës 5-mujore janë importuar sasi mallrash nga Serbia 115 mijë e 234 tonë.

Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 183 mijë e 755 tonë mallra “Made in Serbia”.

Sipas të dhënave shteti serb nuk është më në pesë vendet që dominon për nga importi i mallrave. Turqia prin si vendi me importin më të madh, e ndjekur nga Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria.

The post Serbia po e humb tregun e Kosovës appeared first on Albinfo.