Shkup, autobusët privat të hënën nuk do të transportojnë udhëtarë

Autobusët privat të hënën do të jenë të parkuara në garazhet, shoferët nuk do të vozisin, ndërsa kryeqyteti do të jetë pa transport, sepse transportuesit privat thonë se, nuk kanë marrë para nga muaji janar, transmeton Portalb.mk. Më pas, varësisht nga reagimi i përgjegjësve në Qytetin e Shkupit, është e mundur bllokadë e komunikacionit në […]

Shkup, autobusët privat të hënën nuk do të transportojnë udhëtarë

Autobusët privat të hënën do të jenë të parkuara në garazhet, shoferët nuk do të vozisin, ndërsa kryeqyteti do të jetë pa transport, sepse transportuesit privat thonë se, nuk kanë marrë para nga muaji janar, transmeton Portalb.mk.

Më pas, varësisht nga reagimi i përgjegjësve në Qytetin e Shkupit, është e mundur bllokadë e komunikacionit në kryeqytet.

Problemet me transportin publik në Shkup vazhdojnë, pasiguria për atë se nëse dhe kur do të paguhen për punën e tyre mbetet jo vetëm mes transportuesve privat, por edhe mes të punësuarve në NQP.

Tashmë më shumë se një javë, linjat e autobusëve të transportit publik janë reduktuar dukshëm. Pronarët e autobusëve janë detyruar të ndërpresin shërbimet për shkak të pamundësisë për të blerë karburante.  Sipas pronareve të autobusëve private, Qyteti i Shkupit që nga janari i këtij viti nuk ka shlyer borxhet ndaj vozitësve privatë.

Qytetarët e Shkupit vitin e fundit vazhdimisht përballen me probleme dhe mungesë të linjave të autobusëve, kryesisht për shkak të mospagesës në kohë.

LEXO: Shkup, linja 19 pritet me orë, qytetarët të revoltuar, transportuesit ankohen se NQP nuk u lëshon para LEXO: Shkup, autobusët e NTP-së në qarkullim, të punësuarit sot do të të marrin rroga LEXO: Shkupi nesër sërish pa transport publik, janë vonuar pagat e punëtorëve të NTP-së