Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024. Kuqezinjtë do të përballen me kroatët në ndeshjen e dytë të grupit, e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut nga ora 15:00. Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje... The post Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime appeared first on AfterParty.

Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.

Kuqezinjtë do të përballen me kroatët në ndeshjen e dytë të grupit, e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut nga ora 15:00.

Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.

Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë vendosur të bëjnë pak ndryshime për këtë ndeshje, pasi nuk duan t’i prishin balancat e ekipit.

Trajneri i kombëtares shqiptare ka bërë vetëm dy ndryshime nga ndeshja me Italinë.

Qazim Laçin dhe Rey Manajn janë inkuadruar në vend të Taulant Seferit dhe Armando Brojës.

Formacionet zyrtare
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Petkovic, Kramaric;

The post Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime appeared first on AfterParty.